Site icon Telegrafi

Publikohen letrat e mjekut të Hitlerit, mësohen detaje të gjendjes shëndetësore të diktatorit nazist

Pasardhësi zviceran i njërit prej mjekëve të Adolf Hitlerit, ka zbuluar detaje të letrave që tregojnë sesi familjari i tij kishte shëruar diktatorin nazist, raporton The Guardian.

Letrat tregojnë frikën e Hitlerit për sëmundjet serioze, kurse publikimi i tyre është në bërë në të revistën NZZ am Sonntag, transmeton Telegrafi.

“Nëse është diçka e keqe, padyshim se dua ta di”, i tha Hitleri mjekut pas konsultimit të parë në maj të vitit 1935.

Hitleri disa herë është shëruar nga Carl Otto von Eicken, specialisti për veshë, hundë dhe fyt, gjate dhjetë viteve – pra nga 1935.

Letrat i gjeti Robert Doepgen, stër-stërnipi i Von Eickenov, që hasi në to derisa po realizonte një hulumtim lidhur me arkivin e familjes.

E historiani britanik Richard J Evans, specialist i historisë gjermane, ka konfirmuar autenticitetin e letrave.

Mediat zvicerane raportojnë se letrat tregojnë edhe se si Hitleri kishte përgatitur gjithmonë zërin e tij para së të mbante fjalim – pasi me atë ton rritej mbështetja për regjimin.

Një operacion për heqjen e polipeve ishte shtyrë për shkak të një fjalimi të Hitlerit, thuhet në letra, ku Von Eicken kishte këshilluar Hitlerin që ta pushojë zërin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version