Telegrafi

Publikohen karakteristikat dhe fotografitë sesi do të duket Samsung Galaxy S22 Ultra në katër ngjyra

Samsung po bëhet gati ta prezantojë gjeneratën e ardhshme të “flagshipit” të familjes së telefonave të mençur Galaxy S22, e tani janë shfaqur detajet e reja për modelin S22 Ultra.

Galaxy S22 Ultra do të jetë modeli më i ri i Samsung, që do të përkrahet edhe nga një laps për përdorim të shumë aplikacioneve, e dizajni do të jetë shumë i ngjashëm me atë të Galaxy Note 20 Ultra, që u shfaq në treg në vitin 2020 si Note i fundit, transmeton Telegrafi.

Janë publikuar “renderët” e rinj të Galaxy S22 Ultra që e tregojnë në katër ngjyra të ndryshme, e kjo po konsiderohet si diçka pozitive që në ofertë nuk do të jetë vetëm ngjyra e bardhë.

Duke marrë parasysh ndryshimet, ekziston mundësia që në modelin e ri ka punuar një ekip tjetër i ekspertëve, pasi që S22 Ultra ngjan më shumë me Note 20 Ultra sesa S22 Plus, që është paksa e çuditshme pasi që S22, S22 Plus dhe S22 Ultra do të duhej të kenë një lidhje të ngushtë. Sistemi i kamerave do të përkrah video filmim 12-bit HDR.

Lapsi i lartpërmendur do të ketë 2,8 ms, që është dukshëm më pak kur është fjala për lapsat e Samsung. Dihet që S22 Ultra do të ketë kamerën Super Clear Lens prej 108 MP, atë këndgjerë prej 12 MP dhe dy “telephoto” kamera prej 10 MP (për 3x dhe 10x zoom in).

Aty do të jetë ekrani 6,8-inç AMOLED me rezolucion 1.440 x 3.088 pikselë dhe frekuencë freskimi prej 120 Hz, e kamera selfie do të ketë 40 MP. Ekrani përdor teknologjinë LPTO për rifreskim frekuence nga 1 deri në 120 Hz. Gjithashtu dihet se do të jetë i mbrojtur me xhamin Gorilla Glass Victus+ që akoma nuk është prezantuar.

Galaxy S22 Ultra do të peshojë 228 gramë, e dimensionet e tij do të jenë 163,3 x 77,9 x 8,9 mm. Do të jetë rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit sipas standardit IP68, e bateria e tij prej 5.000 mAh do të përkrahet nga mbushësi i shpejtë 45W.

Dy altoparlantë të zhvilluar në bashkëpunim me AKG-në, do të jenë pjesë e kësaj pajisje që përkrahen nga Dolby Atoms. Pajisja do të përdor Android 12 me intefejsin e Samsung One UI 4.1. Kjo seri e re e Galaxy S22 do të prezantohet në shkurt. /Telegrafi/