Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë më së miri për masakrën e përgjakshme që ndodhi gjatë natës së ndërrimit të moteve, ku një xhihadist i ISIS-it la të vrarë 39 persona në një klub nate në Stamboll.
Fotot rrëqethëse janë publikuar në Twitter, dhe në to shihen trupat e pajetë të civilëve të vrarë të shtrirë mbi njëri-tjetrin në klubin e natës Reina në Stamboll, transmeton Telegrafi.
Lidhur me sulmin përgjegjësinë e ka marrë organizata terroriste ISIS, derisa autoritet turke të sigurisë janë vënë në kërkim të autorit që aktualisht është në arrati.
Njësitet anti-terror kanë arrestuar disa persona sot lidhur me sulmin në Stamboll, derisa mediat turke raportojnë se sulmi ishte kryer vetëm 75 minuta pasi ky vend kishte festuar ardhjen e viti 2017. /Telegrafi/