Site icon Telegrafi

Publikohen imazhe të reja të cilat tregojnë se si do të duket “Anfield Road”

Janë publikuar imazhe të reja të cilat tregojnë se si do të duket “Anfield Road” kur të përfundojë zgjerimi i tij për sezonin 2023-24.

Liverpooli aktualisht po rizhvillon stadiumin e tyre ikonik duke rindërtuar tribunën, e vendosur në skajin e kundërt të fushës me The Kop.

Zgjerimi prej 95 milionë euro, i cili pritet të përfundojë për fillimin e sezonit të ardhshëm, do të shtojë 7,000 vende shtesë në Anfield – duke e çuar kapacitetin e përgjithshëm të stadiumit në 61,000.

Është rizhvillimi i dytë i madh i stadiumit në vitet e fundit, pas ndërtimit të tribunës së re kryesore e cila përfundoi në vitin 2017.

Me më pak se një vit larg përfundimit të projektit, janë publikuar imazhe të reja përmes 3D Digital Venue të cilat tregojnë se si do të duket stadiumi sezonin e ardhshëm.

Shefi ekzekutiv i Liverpool, Billy Hogan, ka thënë se klubi do të konsideronte shitjen e të drejtave të emrit për tribunën e Anfield Road nëse do të bëhej një ofertë e përshtatshme.

Edhe pas zgjerimit të tij, Anfield do të vazhdojë të ketë një kapacitet më të vogël se disa stadiume të tjera në Ligën Premier duke përfshirë “Old Traffordin” dhe “Stadiumin Tottenham Hotspur”. /Telegrafi/

Exit mobile version