Telegrafi

Publikohen imazhe private të Harry Styles me Kendall Jenner (Foto)

Llogaria e nënës së Harry Styles, Anne Cox, në iCloud, është hakuar dhe në internet kanë përfunduar disa fotografi mjaft private të këngëtarit.

Është fjala për imazhet nga pushimi i anëtarit të “One Direction” me yllin televiziv, Kendall Jenner.

Fotografitë e çiftit ishin realizuar gjatë pushimeve në St. Barts dhe motra e Kim Kardashian shfaqet me bikini.

Disa fotografi më intime janë fshirë, por më poshtë jua sjellim ato që janë publikuar në internet. /Telegrafi/