Site icon Telegrafi

Publikohen harxhimet e partive në reklamat propaganduese gjatë zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, për periudhën nga data 14 deri më 27 tetor, LSDM-ja ka shpenzuar 171,181 euro dhe kishte të ardhura prej 176,597 euro. Në raportin e tretë financiar të zgjedhjeve lokale, kjo parti ka kursime prej 5.416 euro.

Përmes donacioneve nga individë, LSDM mblodhi 37.335 euro dhe nga kompanitë 2.400 euro. Ndër donatorët janë edhe kryetarë komunash dhe këshilltarë, si Sasha Bogdanoviç dhe Ion Frçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LSDM i ka paguar më shumë para për reklama TV Sitel (125,726 euro). Por akoma këtij televizioni i ka mbetur borxh prej 88,008 eurove. Ndërsa për dhënien me qira të hapësirës reklamuese TV Telma mori nga LSDM 80.606 euro dhe TV Orbis 1.745 euro.

Ndër televizionet tjera ku u reklamuan kandidatët e LSDM-së ishin TV Era, Shutel dhe Kiss.

Nga mediat e internetit, LSDM është reklamuar në Time.mk ku i ka paguar 4,720 euro, gjitashtu edhe në Plusinfo, A1ON, Press24 dhe Ohrid24.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, partia e Ali Ahmetit arriti të mbledh 35,845 euro dhe ndërsa ka harxhuar 96,587 euro. Raundin e dytë BDI e përfundoi me minus 60,742 euro. Për reklamat dhe propagandën, BDI në raundin e dytë kanë shpenzuan 95.525 euro dhe shumica e fondeve janë shpenzuar për reklamat në TV Alsat dhe TV 21.

Lëvizja Besa nga donacionet ka mbledhur 43,671 euro dhe ka shpenzuar 41,491 euro. Pothuajse të gjitha mjetet i ka shpenzuara për reklamat dhe propagandën, ose 40,791 euro, ndërsa një pjesë të vogël për ushqim dhe pije në mitingjet e tyre.

Donacioni i vetëm i partisë së Zijadin Selës është nga kompania “AM-IS Trans” nga Struga, në vlerë prej 4,878 euro. Për dallim nga partitë tjera të cilat më shumë kanë harxhuar për propagandë dhe reklama Aleanca për Shqiptarët ka harxhuar vetëm 200 euro për këtë qëllim. Shumica e parave u shpenzuan për një ekip kombëtar ose 2,915 euro për shërbime në restorante dhe ushqime dhe pije gjatë tubimeve.

Raportet financiare të partive të mbetura që morën pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ende nuk janë publikuar në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ)./Telegrafi/

Exit mobile version