Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami do t’i japin fund beqarisë së tyre më datë 15 tetor.
Dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një dasmë të madhe, me shumë të ftuar.
Në këtë dasmë nuk do të mungojnë edhe shumë të ftuar VIP, që do të gjenden pranë mikut të tyre në ditën e tij më të rëndësishme.
Ndërkohë, Labi dhe Qëndresa nuk kanë bërë të ditur shumë detaje nga dasma e tyre, por që në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë ftesat e veçanta për dasmën e çiftit.
Ka qenë këngëtari kontrovers Gjon Karrica, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq ftesën e tij për në këtë dasmë.
Vërehet se dyshja kanë bërë një përzgjedhje klasike sa u përket ftesave, të dekoruara thjeshtë dhe në ngjyrën gri.
Labinot Gashi dhe bukuroshja Qëndresa Bajrami kanë dy vite të fejuar së bashku. /Telegrafi/