Telegrafi

Publikohen fotot e HTC Holiday

Agjensia që ka publikuar e para këto foto ka qënë Craigslist, e cila ka nxjerrë edhe disa nga opsionet e tij. Bëhet fjalë për një celular të mençur me sistem operimi Google Android 2.3.4, me ekran 4.5-inch me prekje me rezolucion 960 x 540, procesor 1.2 GHz dual-core CPU, 1 GB/RAM, një kamera 1.3 megapiksel në pjesën ballore të tij dhe një tjetër 8 megapiksel në pjesën e pasme të telefonit.

Besohet se celulari HTC Holiday do të dalë në treg në fund të këtij viti, ndërsa shitjet e para do të nisin nga dyqanet e AT&T. /Telegrafi/