Balerini i famshëm shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Itali, Kledi Kadiu pak muaj më parë ishte bërë baba.
Artisti ynë tashmë ka kurorëzuar edhe lidhjen me martesë me bukuroshen, Charlotte Lazzari, e cila është 18 vjet më e re.
Dyshja i dha fund beqarisë më datën 29 qershor të këtij viti përmes një ceremoni private dhe mes miqve.
Megjithatë deri më ditën e sotme nuk kemi parë imazhe të ditës më të lumtur të dyshes, të cilat tek tani janë bërë publike për fansat e tyre.
Sot, publiku i gjerë kanë pasur mundësinë të shohin 44-vjeçarin të veshur me kostum dhe partneren 26-vjeçare me një fustan të bardhë dhe shumë elegant.
Në foto dyshja duket shumë bukur, të buzëqeshur dhe me vajzën e tyre pranë si dëshmitare e këtij momenti të madh.
Ndryshe, Kadiun do ta shohim edhe në projekte të reja në shtetin italian pas pjesëmarrjes në shoun “Amici”. /Telegrafi/