Jennifer Lopez ka vendosur që sërish t’i përkushtohet aktrimit, ndërsa do të vijë në një realizim të përbashkët me kolegen e saj nga muzika, Cardi B dhe aktoren Lili Reinhart.
Revista Cosmopolitan i ka publikuar disa prej fotografive të xhirimit të filmit të ri, i cili titullohet “Hustlers”, ndërsa është i frymëzuar nga një artikull i revistës New York Magazine nga viti 2016.
Ngjarja përcjell bashkimin e disa ish-striptizetave, të cilat i bashkojnë forcat për t’ua kthyer klientëve nga Wall Street.
Akoma nuk janë dhënë detajet për rolet e caktuara, ndërsa dihet që karakteri i J. Lo në film do të quhet Ramona.
“Më duket si një makth vetëm kur mendoj për atë rol. Po e zbuloj veten në mënyra që nuk e kam zbuluar në asnjë film timin”, ka thënë Jennifer kur është pyetur në lidhje me skenat ku vallëzon striptiz. /Telegrafi/