Site icon Telegrafi

Publikohen fotografitë e fundit të Shanenn Doherty, aktores që vdiq në moshën 53-vjeçare nga kanceri

Shannen Doherty u pa duke shijuar kohë cilësore me miqtë vetëm disa javë para vdekjes së saj.

Aktorja e “90210” dhe “Charmed” vdiq në moshën 53-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer gjiri nëntë vjet më parë.

Muajin e kaluar, ylli u shfaq me humor të lartë teksa u pa duke ecur krah për krah me miqtë gjatë një shëtitje në Malibu.

Foto: Backgrid

Aktorja eci së bashku me dy miq dhe ata u larguan nga restoranti i njohur Kristy në qytetin e Kalifornisë pas darkës.

Lexo po ashtu Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare aktorja Shannen Doherty

Kjo ndodhi disa javë përpara se vdekja e saj të njoftohej nga zëdhënësja Leslie Sloane, në një deklaratë për People.

Foto: Backgrid

Doherty u diagnostikua me kancer të gjirit në fazën e katërt në vitin 2020 dhe së fundmi zbuloi se ai ishte përhapur në tru si dhe në kocka.

Dy javë para vdekjes, diskutoi për sëmundjen e saj dhe tha se ndihej shpresëdhënëse, por edhe e frikësuar.

Foto: Backgrid

E ndjera kishte folur edhe për planet e saj të varrimit, duke thënë se lamtumira e saj e fundit duhet të jetë një ‘festë’, në vend të një ceremonie emocionale. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version