Tom Hardy ka bërë një transformim të madh në dukjen e tij për të luajtur rolin e një prej gangsterëve më të njohur amerikanë, Al Capone.
Së fundmi janë publikuar disa fotografi të reja nga xhirimet, ndërsa aktori amerikan është përshtatur shumë me këtë rol saqë nuk njihet.
Filmi me titull “Fonzo” është duke u xhiruar nga regjisori Josh Trank dhe po pritet me kërshëri nga dashamirët e filmit.
Për rolin e tij, Hardy është dashur të duket më i moshuar, ndërsa sa i përket veshjes, është dashur të përshtatet me kohën.
Në fotografitë e publikuara ndodhet edhe bashkaktorët tjerë të filmit, Jack Lowden dhe Neal Brennan. /Telegrafi/