Është raportuar se këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Hilary Duff, është martuar me partnerin e saj, Matthew Koma.
Ylli amerikan dhe këngëtari 32-vjeçar janë martuar në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku ishin të pranishëm vetëm miqtë e ngushtë dhe familjarët e çiftit.
Dhe pas lajmit për martesën e tyre, tashmë në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga ceremonia e tyre.
“Deri në fund të të përhershmes…”, ka shkruar bashkëshorti i Duff në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Derisa Hilary ka qenë më e shkurtër në postimin e saj duke shkruar thjesht: “Këtë”. /Telegrafi/