Renault Clio tërësisht i ri, i cili pritet më vonë këtë vit, “nuk do të jetë retro” sipas shefit të dizajnit Giles Vidal, pavarësisht suksesit fillestar të markës me Renault 5 E-Tech.
Vidal tha: “Nuk mund të them shumë, por Clio do të jetë një dizajn i ri. Nuk ka shikim prapa si Renault 5 ose 4; nuk do të jetë referencë për asgjë”.
Bëhet e ditur se modeli i ri tashmë është testuar.
Edhe pse ende nuk dihet se çfarë fshihet benda Clio-s së re, pritet që kabina të jetë e frymëzuar nga modelet tjera të reja Renault.
Marka nuk ka bërë të ditur as çmimin e as specifika tjera në lidhje me modelin e ri. /Telegrafi/