Fanella e re e Interit të cilën do ta përdor për sezonin e ardhshëm është shfaqur në rrjetet sociale, ku ka pak ndryshime nga të kaluarat.
Vërehen vija vertikale, por kësaj radhe do të jetë me një jakë të bardhë.
Footyheadlines prentedon se fanella ka nisur të shitet në dyqanet e ‘Nike’ në Australi.
??? NEW: Nike FC Barcelona & Inter Milan 19-20 Home Kits Leaked In Nike Store: https://t.co/v0Po40fbRw
— Footy Headlines (@Footy_Headlines) April 28, 2019
Interit nuk ka pasur fanellë me jakë të bardhë që nga sezoni 2006/07.
Të poshtmet dhe çorapet janë komplet të zeza.
Një tjetër ndryshim është se tek sponsori Pirelli ka shumë vija dhe nuk janë në të njëjtin drejtim sikurse ato kryesore.
Sipas Gazzetta dello Sport, fanella e re do të vishet për të parën herë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni kundër Empolit më 27 maj. /Telegrafi/