Telegrafi

Publikohen formacionet zyrtare të derbit të kryeqytetit Tirana – Partizani

Tirana dhe Partizani do të luajnë ditën e sotme duke filluar nga ora 18:00, derbin e kryeqytetit shqiptar në stadiumin ‘Air Albania’.

Derbi local është gjithmonë special, shpesh janë tifozët që ia japin mrekullinë, por edhe këtë herë nuk do të jenë të pranishëm.

Për këtë edicion ky është derbi i parë i qytetit të Tiranës, pasi kampionati shqiptar tanimë është në xhiron e gjashtë.

Tanimë dy trajnerët, Nevil Dede dhe Ilir Daja kanë publikua edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Tek vendasit nga minuta e parë është edhe reprezentuesi kosovar Visar Bekaj, teksa tek Partizani Rron Broja dhe Esat Mala janë dy mesfushorët nga Kosova që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Trajner: Ilir Daja. /Telegrafi/