Site icon Telegrafi

Publikohen fjalëkalimet më të shpeshta, njërën prej tyre mund ta keni edhe ju (Foto)

Në bazë të dhjetë milionë llogarive dhe fjalëkalimeve të hakuara, ka dalë se një shumicë e madhe prej tyre janë të njëjta.

Rreth 17 për qind e këtyre shfrytëzuesve, e kanë përdorur shifrën 123456 si çelës llogarisë, transmeton Telegrafi.

Por, në vendin e dytë, është një shifër po aq e thjeshtë e cila ka vetëm tri numra më shumë, të cilën mbase e keni përdorur edhe ju. Fjalëkalimin 123456789, si dhe atë që ka në fund edhe një zero, janë më të përdorurat.

Kujdes nga fjalëkalimet e lehta, llogaritë tuaja mund të jenë në rrezik

Nuk mungon as numërimi së prapthi i numrave nga nëntë deri në një, si dhe shifra 123123. Pa u brengosur aspak për sigurinë e tyre, shfrytëzuesit e kanë mbuluar vetëm kërkesën për gjatësinë e caktuar, duke shkruar vetëm 111111.

“Të gjithë ata që kanë këto shifra si fjalëkalim, t’i ndryshojnë menjëherë dhe të kujdesen që të kenë fjalë dhe numra së bashku”, është kërkesa që ka dhënë një grup ekspertësh. /Telegrafi/

Exit mobile version