Telegrafi

Publikohen emrat e propozuar për anëtarë të KPMSHC-së

Janë publikuar emrat për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Vlerësimin e ka bërë Komisioni për Administratë Shtetërore dhe kompania britanike.

Në bazë të rezultateve të publikuara për përzgjedhjet e kandidatëve për pozitat e larta, del se kandidati Shkëmb Manaj ka marrë më së shumti pikë nga Komisioni i Ambasadës Britanike, ndërkaq i dyti në këtë listë nga britanikët është vlerësuar Lulzim Aliaj, me 23.0.

Ndërkaq, emrat e përzgjedhur tani do të dërgohen në Kuvend të Kosovës për votim nga deputetët.

Ju sjellim listën me kandidatët e rekomanduar.

Sipas listës, Shkëmb Manaj (30.8 pikë), Ramadan Gashi (30.0), Faruk Rexhaj (29.3), Lulzim Aliaj (28.0), Mërgim Himaj (28.0) dhe Zyle Gjinovci (25.8) janë kandidatët  janë kandidatët që kanë fituar më së shumti pikë në garën për anëtar të KPMSHC-së./Telegrafi/