Telegrafi

Publikohen dy fanellat e reja të Real Madridit për sezonin 2020/21

Real Madridi ka zbuluar fanellat e tyre që do t’i bart në shtëpi si vendas dhe ato të dytat si mysafir për sezonin 2020/21.

Në vazhdën e publikimit të fanellave të reja për sezonin 2020/21, radha i ka ardhur edhe gjigantëve spanjoll të Real Madridit, të cilët i kanë publikuar dy fanellat.

Karakteristika kryesore e fanellave të para është vijat rozë të Adidasit, të cilët janë të vendosura anash fanellës, ndërsa dominon ngjyra tradicionale e bardhë.

Ngjyra rozë gjithashtu shfaqet në brendësi të veshjes ndërsa është gjithashtu ngjyra që dominon fanellën e dytë të klubit.

Sipas gazetës Marca, fanellën e dytë Reali do ta bart në ndeshjen e tyre kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt në Angli muajin tjetër.

Siç është traditë për Madridin, modelet janë mbajtur relativisht të thjeshta dhe në përputhje me idetë historike të klubit me fanellat që gjithashtu do ta kenë të dukshem formën ‘V’ në rrethin e qafës. /Telegrafi/