Telegrafi

Publikohen datat dhe risitë e Turtle Fest 5 – Sunset Edition (Video)

Një festë e bukur kampi, si e tillë fillon historia 5 vjeçare e Turtle Fest, tashmë një prej festivaleve muzikore më të mëdha në Shqipëri.

Një histori e fuqisë së imagjinatës, e dëshirës së madhe për muzikën dhe për të qenë pjesë e një yjësie të shndritshme artistike dhe shoqërore.

Pas suksesit të vitit të shkuar ku pjesëmarrës ishin mbi 5,000 adhurues të muzikës, Turtle Fest, ky event i shumëpritur do mirëpresë Dj-të më të rëndësishëm të skenës Alternative Europiane dhe Shqiptare.

Turtle Fest 5 do të zhvillohet në datat 5-6-7 Gusht, në plazhin e Drimadhesit, në një hapësirë prej 3000 metra katrorë dhe me një programacion prej 36 orësh. Në secilën prej këtyre ditëve, aktivitetet dhe performancat do fillojnë në orën 12.00 të mesditës dhe do përfundojnë pas mesnate.

E konceptuar me dy skena dhe dy fasha orari, momenti kulmor i programit do jetë pikërisht perëndimi i diellit.

Përpos main stage dhe zonës për të bërë plazh, në “ishullin e breshkës”, hapësirën ku festivali do zhvillohet përgjatë tre ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të gjejnë pikërisht gjithçka u nevojitet, duke ndërthurur bukurinë e rivierës së pakrahasueshme shqiptare me aktivitete dinamike.

Tenda, e cila krijon kushtet për një festë të mrekullueshme nën diell, cocktaile nga ekspertët e shijes dhe kreativitetit të Nouvelle Vague, aktivitetet sportive, masazhet, yoga, por dhe lojëra të përditshme janë vetëm disa nga risitë e këtij viti në Turtle Fest.

Gjithashtu, skenografia, efektet vizuale, videomapping dhe butaforitë e bëjnë këtë event më atraktivin dhe interaktivin e momentit.

Përgjatë 5,6 dhe 7 Gusht 2016 gjithçka ju nevojitet do ndodhet brenda “ishullit të Breshkës” , në plazhin e mrekullueshëm të Drimadhesit.