Site icon Telegrafi

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetik në RMV ka miratuar vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,50 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është ulur për 1.060 den/kg dhe tani do të arrijë në 41.202 den/kg.

Çmimet e derivateve të naftës me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98,  EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë (EL-1) nuk ndryshojnë.

Nga data 25 shkurt 2023, nga ora 00:01, çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 77.00 (denarë/litër)

Nafta Ekstra i lehtë (EL-1) do të shitet për 76.50 (denarë/litër)./Telegrafi/

Exit mobile version