Site icon Telegrafi

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës duke njoftuar kështu që nga mesnata benzina do të pësojë rritje të çmimit edhe atë për gjysmë denari, derisa nafta do të ngelet e pa ndryshuar.

Sipas çmimeve të reja një litër benzinë Eurosuper-95 do të kushtojë 67 dearë, ndërsa Eurosuper-98 do të kushtojë 69 denarë.

Ndërsa çmimet e Eurodizelit do të ngelin të pandryshuara dhe një litër naftë edhe më tutje do të kushtojë 61 denarë.

Këto çmime hyjnë në fuqi sonte pas mesnatës dhe do të zgjasin për një javë./Telegrafi/

Exit mobile version