Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, njofton Telegrafi Maqedoni.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,099 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 27.481 denarë/kilogram.
Nga nesër çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të shitet për 59.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 61.50 denarë.
Dizeli do të shitet për 51.50 denarë për litër.
Vajrat ekstra të lehta do të shiten për 51.50 denarë për litër./Telegrafi/