Komisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, me çka është regjistruar ulje të çmimit për 2.20%.
Sipas vendimit të fundit të KRRE, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/litër, ndërsa çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E V) ulen për 3.00 den/litër.
Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 81,00 (den/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,50 (denar/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 71.00 (denarë/litër)
Naftë ekstra e lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 70.50 (dena/litër)./Telegrafi/