Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,13% në raport me vendimin e datës 11.7.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 3,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 102,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 104,50 (denarë/litër),
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 100,00 (denarë/litër),
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,00 (denarë/litër),
Mazut М-1 SU do të shitet për 50,903 (denarë/kilogram)./Telegrafi/