Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.85% në raport me vendimin e datës 24.3.2022.
Nga KRRE njoftojnë se çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2.00 denarë/litër.
Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82.00 denarë, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 84.00 denarë.
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 86.00 denarë për litër.
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 81.00 denarë./Telegrafi/