Site icon Telegrafi

Publikohen broshurat zyrtare për Superkupën e Evropës që do të luhet në Shkup

Fedrata Futbollistike e Maqedonisë (FFM), në faqen e saj zyrtare të internetit, e ka prezantuar broshurën zyrtare, para së gjithash për tifozët e ekipeve të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Tashmë dihet se në Shkup, këto dy ekipe, më 8 gusht do t’i matin forcat për Superkupën Evropiane.

Përmes broshurave, shprehet mirëseardhja për tifozët dhe sportdashësit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Broshura zyrtare përmban informacione kryesore për Bashkinë e Shkupit, si të arrihet deri aty, pastaj ka informacione për stadiumin, zonat e tifozëve dhe si mund të arrihet më lehtë te stadiumi.

Broshurat i gjeni në gjuhën angleze dhe atë spanjolle. /Telegrafi/

Exit mobile version