Site icon Telegrafi

Publikohen analizat: Janë të pastra perimet që prodhohen në Shqipëri

Perimet që prodhohen në Shqipëri janë të pastra, rezulton nga analizat e zhvilluara në Itali, nga “Istituto Zooprofilattico Sperimentale Teramo”.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, nëpërmjet një njoftimi informon opinion publik se rezultatet e analizave mbi prezencën e pesticideve mbi normat e lejuara nga BE, rezultuan të jenë negative.

Këto analiza, të realizuara nga ky institut, janë në përputhje me analizat e kryera në vend nga ISUV.

Teramo, një nga institutet kërkimore të referencës ne BE, disponon teknologjinë më të fundit për analizën e pesticideve në prodhimet bujqësore.

Exit mobile version