Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), gjatë ditës së djeshme ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve, që kishte nisur javë më parë.
E për shpalljen e rezultateve, KQZ është duke pritur të përfundojë afati ligjor për ndonjë ankesë të mundshme në PZAP.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë se për rinumërimin e këtyre vendvotimeve kishte marrë vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesës që kishte parashtruar në PZAP, koalicioni NISMA-AKR-PD. /Telegrafi/