Telegrafi

Publikimi i Raportit të Monitorimit të Ligjit për Kategoritë e Luftës

Gjetjet kryesore të raportit kanë qenë lidhur me mos nxjerrjen e akteve nënligjore nga ana e ministrive përkatëse, mos informimi i pjesëtarëve të kategorive të luftës dhe mungesa e trajtimit psikosocial.

Që nga hyrja në fuqi – në janar 2012 e deri më sot – Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vetëm pesë akte nënligjore nga 17 sa është obliguar nga Kuvendi i Kosovës.

Raporti ka gjetur gjithashtu se mungon informimi i pjesëtarëve të kategorive të luftës si dhe e publikut në përgjithësi. Kjo përbënë vështirësi në zbatimin e ligjit dhe gjithpërfshirjen e të gjithë të prekurve në të.

Gjetje tjetër me rëndësi ka qenë mungesa e trajtimit psikosocial. Gjatë publikimit të raportit, është thënë që jepja e pensioneve është absolutisht e papranueshme pa trajtimin psikosocial.

QHDP ka nxjerrë 13 rekomandime për institucionet qeveritare dhe të tjera relevante për çështjen e kategorive të luftës, të cilat do tu dërgohen institucioneve me qëllimin për përmirësimin e situatës së kategorive shoqërore të dala nga lufta. /Telegrafi/