Telegrafi

Publikimi i fundit në Facebook i terroristit të Nice, vetëm pak orë para sulmit (Foto)

Personi më i urryer ditën e sotme, 31-vjeçari franko-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, para se të vriste barbarisht 84 persona në Nice, kishte publikuar një fotografi shqetësuese me disa fëmijë që mbajnë armë të ftohta në duar.

Kjo fotografi është shpërndarë kudo në rrjetin social Twitter, dhe fëmijët në foto janë 3 vajzat e tij.

Fotoja është publikuar në vitin 2015 nga vrasësi i shumëpërfolur.

Lexo po ashtu “Masakra në Nice më ka prishur shopingun”: Kjo grua është personi më i urryer në botë? (Foto)

Burimet policore dhe vendasit deklarojnë se sulmuesi ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë dhe se madje ai nuk ishte shumë besimtar, transmeton mapo.

BBC shkruan se, “kamionisti vrasës” nuk e respektoj plotësisht Ramazanin këtë vit.