PlayerUnknown’s Battlegrounds ka nisur të testohet në Tajlandë, ku mund të luhet falas.
Ky veprim i PUGB Corporation, është ndërmarrë që të kryhen përgatitjet e duhura, që kjo video-lojë të jetë e gatshme që të rivalizojë me Fortnite, transmeton Telegrafi.
Tencent është duke punuar në versionin beta, i cili për momentin mund të luhet në të gjitha platformat, por me rezolucion shumë të dobët.
Me PUBG Lite, po bëhen përpjekje të mbizotërohet Fortnite, që ka hyrë shumë vonë në kategorinë e ‘battle royale’ por që ka fituar popullaritet, teksa ka grumbulluar edhe shumë të ardhura.
“Qëllimet tona për PUGB Lite janë të thjeshta, luftëtarët të jenë në gjendje të luftojnë nëpër beteja, pavarësisht se çfarë pajisje përdoret. Nuk bëjmë kompromis me cilësinë e pamjes dhe teknologjinë që përdoret” është thënë në një deklaratë të kompanisë.
Prej se është lansuar në dhjetor të vitit 2017, PUBG ka grumbulluar më se një miliardë euro, teksa versioni i ri pritet të jetë edhe më i popullarizuar dhe fitimprurës. /Telegrafi/
https://youtu.be/4rG9noTfb4A