Site icon Telegrafi

Puberteti i vërtetë i parakohshëm

Në dy deceniet e fundit vërehet se rritja e gjinjve gjithnjë e më shpesh paraqitet te vajzat e moshës 7-vjeçare, derisa më parë fillimi i pubertetit është paraqitur nga mosha 10-11 vjeçare.

Qelizat yndyrore prodhojnë leptinë, proteinë të cilat nxisin fillimin e pubertetit. Ekziston mundësia që të ketë ndikim gjithnjë e më shumë prania e pesticideve dhe e hormoneve në ushqim, transmeton Telegrafi.

Vajzat kanë konstruktin dhe proporcionin e vajzave në pubertet apo të femrave të rritura. Zhvillim i plotë i qimeve nën sqetulla dhe në organet gjenitale paraqitet më vonë, ndërkaq cikli menstrual në fillim është i çrregullt, e më vonë normalizohet.

Ato vajza në miniaturë seksualisht janë të pjekura dhe është i mundshëm graviditeti.

Për caktimin e diagnozës është i nevojshëm hulumtimi endokrinologjik, domethënë niveli i hormoneve dhe testet e stimulimit. Pastaj aplikohet hulumtimi neuroradiologjik.

Te puberteti i parakohshëm i trashëguar rrjedha është normale, cikli menstrual i rregullt, plleshmëria normale.

Në qoftë se shkaktar i pubertetit të parakohshëm është tumori, te vajzat mund të paraqiten dhembje e madhe e kokës, vjellje, ngërçe dhe humbje e shikimit.

Mund të paraqiten edhe çrregullime të tjera, siç janë ndryshimi i apetitit (dukshëm i zvogëluar apo i rritur), përgjumja, ngritja apo ulja e temperaturës së trupit, harresa, etja e theksuar, çrregullimi i djersitjes dhe çrregullimi i sjelljes (qeshje apo vaj i pakontrolluar, apatia, agresiviteti dhe zemërimi). /Telegrafi/
 

Exit mobile version