Hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar një ndërlidhje mes shfaqjes së hershme të pubertetit te vajzat dhe obezitetit.
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Pediatrics¸vajzat me masë më të madhe të indeksit trupor mund të fillojnë të zhvillojnë gjinj një vit më herët sesa shoqet e tyre.
Hulumtuesit besojnë se puberteti i hershëm te vajzat obeze mund të fillojë qysh në klasën e dytë të shkollës fillore.
Për këtë konstatim, hulumtuesit kanë monitoruar gjithsej 1,200 vajza të moshave 6 deri 8 vjet përgjatë San Franciskos, Cincinnatit dhe Nju Jorkut. /Telegrafi/