Telegrafi

PTK: Tenderi në Shqipëri nuk është anuluar

“PTK nuk ka pranuar kurrfarë njoftimi zyrtar për eliminimin nga gara për licencën e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri”, ka deklaruar Menduh Abazi, zëdhënës në PTK.

Sipas tij, PTK-ja nuk ka asnjë njoftim zyrtar për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit përveç asaj që është shkruar në mediat e Shqipërisë se një kompani është eliminuar nga gara.

“PTK është në pritje të njoftimit zyrtar nga AKEP-i. PTK për hapat e mëtutjeshme do të veproj në përputhje me interesat e saj dhe aksionarëve të saj”.

Ndryshe jozyrtarisht mësohet se oferta e PTK-së është e përgjegjshme dhe se kjo kompani do të dalë fituese. Një gjë të tillë e lejon edhe Ligji mbi Prokurimin Publik në Shqipëri, i cili thotë se për vlera të larta tenderi mund të vazhdojë me vetëm një ofertë të përgjegjshme. /Telegrafi/