Telegrafi

PTK suspendon dy menaxherë të DTI-së

Këta të dy, do të jenë të suspenduar deri në marrjen e vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të PTK-së.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK sh.a., Shyqyri Haxha, siç theksohet në komunikatë, e ka marrë këtë vendim duke vepruar në kuadër të autorizimeve të veta me qëllim të mbrojtjes se interesave te korporatës.

Nga raporti i Departamentit i Hetimeve kundër Mashtrimeve dhe Hetimeve PTK sh.a, rrjedhë se ekziston dyshimi se këta dy menaxherë kanë kryer shkeljet disiplinore në flagrancë, të sanksionuara me Kodin e Mirësjelljes së punonjësve dhe Procedurat disiplinore PTK SHA. /Telegrafi/