Telegrafi

PTK punëson 16 invalidë të luftës së UÇK-së

“Këta invalidë kanë dhënë më së shumti për Kosovën dhe sot është nder i madh për PTK-në që t’i ketë prej nesër ne mesin tonë, sepse janë pikërisht këta njerëz që meritojnë më së shumti respekt dhe përkushtim maksimal ekonomik dhe social”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, dr. Shyqyri Haxha.

Ai bëri të ditur se 16 invalidët që do të fillojnë zyrtarisht punën që nga dita e nesërme, puna e re u është përshtatur afatësive të tyre fizike dhe në të njëjtën kohë ai ka theksuar se Posta dhe Telekomi i Kosovës nën menaxhimin e tij ka bërë më shumë se çdo institucion tjetër në fushën e punësimit, aftësimit dhe solidaritetit si dhe nxitjes së këtyre kategorive për angazhim në krijimin e mbështetjes për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie.

Nga ana e tij, Faik Fazliu, udhëheqës i Zyrës për Çështje të Veteranëve pranë Zyrës së Kryeministrit ka falënderuar KE të PTK-së për mundësinë e integrimit të invalidëve të luftës në përputhje me aftësitë që dalin nga nevojat e tyre të veçanta.

“I jemi tepër mirënjohës Dr.Haxhës për mundësinë e punësimit të 16 invalidëve të luftës dhe kur këtij fakti i shtohet gjendja tepër e rëndë sociale dhe fizike e këtyre kategorive, atëherë falënderimi për PTK-në është i jashtëzakonshem”, tha Faik Fazliu.