Telegrafi

PTK publikon listën e tretë të borxhlinjve, mbeten 40 mln borxhe

Në këtë listë në krye të borxhlinjve individualë janë Kastriot Miftar Januzaj me borxh prej 18 mijë euro, Nezir Haki Mustafaj 17 mijë euro, Mentor Fehmi Gashi 16 mijë euro, Fidan Niman Sejdiu 15 mijë euro, Arjan Gani Hasanaj 14 mijë euro, Arlind Avni Kryeziu 13 mijë euro, Besim Smajl Gashi 12 mijë euro, etj

PTK vlerëson se me rastin e privatizimit të disa ndërmarrjeve publike nga AKM-ja, do të duhej të arkëtonte një vlerë prej 1,356,607.97 euro në emër të faturave të pashlyera të këtyre ndërmarrjeve.

Bazuar në statistikat e fundit të Komisionit të Arkëtimit të Borxheve, borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve ndaj Postës dhe Telekomit të Kosovës edhe më tutje mbetet në shifra të larta, përkatësisht në mbi 40 milionë euro. Për këtë arsye, PTK ka ngritur mijëra padi në gjykatat kompetente, megjithatë për fat të keq, vetëm një numër i vogël i tyre kanë përfunduar me sukses.

 

PTK do të publikojë sërish listat e borxhlinjve të saj, pa përjashtim, me synimin e vetëm që kjo do të mund të ketë efekt në ndërgjegjësimin e institucioneve, komunave, organizatave partiake, biznesve private dhe individëve borxhlinj, të cilët tash e sa kohë i kanë të pashlyera faturat ndaj PTK-së./telegrafi/