Telegrafi

PTK: Për thirrjet ndërkombëtare në vend të “99” përdorni “00”

Në një njoftim zyrtar të kësaj kompanie thuhet se rrjeti qendror i PTK-së e ka bërë këtë harmonizim me standardet evropiane, dhe kjo në bazë të një rekomandimi të mëhershëm të ART-së.

“Ky rekomandim u implementua në momentin kur u krijuan kushtet teknike për një hap të tillë”.

PTK-ja po ashtu ka njoftuar se deri më datë 1 nëntor të këtij viti qytetarët e Kosovës mund të përdorin të dy prefikset për kyçje në rrjetin ndërkombëtar, atë 99 dhe 00.

“Pas kësaj date do të përdoret vetëm prefiksi “00””. /Telegrafi/