Telegrafi

PTK paguan 7.2 milionë euro për celularin 4

Lajmi bëhet zyrtarisht i ditur nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve të Shqipërisë.

Sipas saj, hyrja në treg e operatorit të 4-t celular do t’i shërbejë nxitjes së konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme në vend dhe reduktimit të mëtejshëm të tarifave të telefonisë celulare.

Në tenderin e zhvilluar në muajin shkurt për shitjen e operatorit të 4-t celular morën pjesë vetëm dy kompani, "Univers PG", që ofroi 5 milionë euro dhe PTK e Kosovës, 7.2 milionë euro. Ky i fundit mori dhe miratimin e komisionit të vlerësimit të ofertave. /noa/