Telegrafi

PTK nuk “ngopet” me telefona mobil

E kjo po i kushton goxha shtrenjtë buxhetit të vendit. Dy ditë më parë PTK ka shpenzuar fiks 7 mijë e 496 euro për t’i pajisur zyrtarët e vet me aparate telefonike mobile.

Gazeta ka provuar të marrë përgjigje nga zyrtaret e këtij institucioni përgjigje por ata nuk kanë dashur të thonë asnjë fjalë.

Ndërkaq, në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit, KRPP, thuhet se furnizimin me telefona do ta bëjë kompania “Global Prishtina”, shkruan Tribuna.

“Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës më datën 05.11.2013 ka shpallur tenderin “Furnizim me Telefona Mobilë”. Vlera e këtij tenderi ka shumën e 7, 496.00 eurove. Këtë tender e ka fituar kompania “GLOBAL PRISHTINA“, derisa në garë kanë qenë tri kompani. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës: 06.11.2013”, thuhet në njoftimin e KRPP-së. /Telegrafi/