Telegrafi

PTK nënshkruan marrëveshje të re në favor të saj me Monaco Telekomin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Andry Sparks, e vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me Postë Telekomin e Kosovës, duke thënë se ky partneritet siguron dhe garanton përmirësimin e shërbimeve kompanisë Vala.

“Është një veprim i mirë për të dy kompanitë, siç dihet PTK-ja është e gatshme për privatizim, por pavarësisht prej procesit, ajo do të ketë mbështetjen e Monaco telekomit. Ky është një hap i rëndësishëm edhe për ekonominë dhe grumbullimin e financave të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë ambasadori Sparks.

Vazhdimi i kontratës përfshinë: shërbime me vlerë të shtuar, shërbime mbështetëse operative, dhe shërbime për zbulimin dhe parandalimin e mashtrimeve. /Telegrafi/