Telegrafi

PTK nënshkruan kontratë bashkëpunimi me BPB-në

Bazuar në një njoftim zyrtar të PTK-së, marrëveshja ofron shërbime specifike për nevoja të bankës dhe e bënë Postën e Kosovës një partner të besueshëm të biznesit kosovar.

“Njëherësh, kjo marrëveshje do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Postës së Kosovës, që është edhe synim i menaxhmentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të PTK-së.

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, e paraprirë nga marrëveshja e mëhershme që Posta e Kosovës ka arritur me bankën tjetër kosovare TEB Sh.a. /Telegrafi/