Telegrafi

PTK minimizon shpenzimet operacionale

Gjithashtu, vendimi pritet që të sjellë një ulje të shpenzimeve të korporatës, në vlerën vjetore prej 1 milion eurosh, në të cilën përfshihen shpenzimet si karburantet, mirëmbajtje dhe servisimi i veturave.

Kësisoj, ndalohet përdorimi i automjeteve zyrtare të PTK Sh.a., për të gjithë punonjësit e PTK sh.a., jashtë orarit të punës dhe gjatë vikendeve. Përdorimi i automjeteve zyrtare te PTK sh.a, jashtë orarit te punës dhe gjatë vikendeve, bazuar në vendimin e lëshuar, u lejohet vetëm drejtorëve të njësive të biznesit, shefave të operativës dhe stafit menaxherial të kryeshefit ekzekutiv të korporatës.

Po ashtu, përdorimi i automjeteve zyrtare jashtë orarit të punës u lejohet punonjësve përgjegjës për mirëmbajtjen e gjeneratorëve dhe rrjetit, stacioneve bazë të transmetimit (BTS) dhe kujdestarisë.

“Kjo formë e re e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare, ofron menaxhim më të mirë të aseteve, përmbushjen e nevojave, detyrave dhe operacioneve të Njësive të caktuara të PTK-së, si dhe shfrytëzimin racional të aseteve dhe resurseve të kompanisë”, theksohet më tej.

“Duke vepruar në këtë mënyrë KE i PTK Sh.a., mëton të respektojë strategjinë operacionale dhe të kontribuojë në ngritjen e vlerës së korporatës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/