Telegrafi

PTK me pikë të shitjes në Fakulteti Ekonomik dhe Juridik

Me rastin e hapjes së kësaj pike të shitjes, drejtori financiar i PTK-së, Nuredin Krasniqi, theksoi se kjo është pika e 150-të me radhë në kryeqytet.

“Është kjo zyra e parë postare që hapet në institucionet financiare, veçanërisht në fakultet, e cila kuadrit arsimor edhe studentëve, ju mundëson të jenë shumë më afër produkteve të PTK-së dhe shërbimeve të tjera financiare”, tha Krasniqi.

Të privilegjuar dhe të nderuar u shprehën edhe dekani i Fakultetit Ekonomik dhe ai Juridik, të cilët falënderuan menaxhmentin e PTK-së për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe donacionin e ndarë për rregullimin e hapësirës së hollit të fakultetit.

Skënder Ahmeti, Dekani i Fakultetit Ekonomik, tha se tha se pika postare t’ju shërbejë shumë studentëve dhe kuadrit arsimor të fakultetit Ekonomik.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, ka ndarë një donacioni në vlerë prej 15 200 eurosh e cila është shfrytëzuar maksimalisht për rregullimin e hapësirës dhe hapjen e pikës së shitjes, e në të ardhmen edhe ofrimin e shërbimeve të tjera financiare, gjë që do t’i kursejë studentët e këtyre dy fakulteteve që të bredhin nëpër qytet për të kryer obligimet e tyre financiare. /Telegrafi/