Telegrafi

PTK konfirmon nënshkrimin e kontratës me Dardafonin

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja Koha Ditore, e cila ka shkruar se menjëherë pas aprovimit të marrëveshjes nga ana e bordit të drejtorëve, menaxherët e PTK-së ishin deklaruar kundër kësaj marrëveshje.

Sipas një vlerësim të menaxherëve të lartë të PTK-së, marrëveshja e cila ja ndan 78 përqind të fitimeve kompanisë Dardafon dhe vetëm 22 përqind PTK-së, është shumë e dëmshme për ndërmarrjen.

Dardafon do të jetë një operatorë virtual, i cili do të operojë me infrastrukturën e Vala, por me prefiks tjetër. Impulset do të blihen nga Vala me çmime më të lira dhe do të shiten në treg me çmime që vendosen nga kompania.

Korrigjimin e marrëveshjes sipas kësaj gazete e ka kërkuar edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Civil Ndërkombëtarë, ICO. Zyrtarët e kësaj organizata kanë deklaruar se së pari presin që qeveria e Kosovës të marrë mas korrigjuese për vendimet e bordeve dhe mëpastaj prêt të ndërhyjë në mënyrë direkte si masë e fundit.