Telegrafi

PTK-ja zyrtarisht në shitje

“Komiteti qeveritar për privatizim fton të gjithë palët e interesuara, veçmas operatorët e Telekomit dhe investitorët me përvojë në fushën e telekomunikacionit që të dërgojnë kërkesa me shkrim në lidhje me procedurën dhe kriteret për parakualifikim për pjesëmarrje të tender”, thuhet në ftesën e MEF-it.

Afati i fundit për dërgimin e dokumentacionit për parakualifikim është data 13 shtator e vitit 2010.

Qeveria e Kosovës, ka vendosur më herët që të shesë 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.

Është vlerësuar se për 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës me rrjet mobil dhe fiks do të mund të shiteshin me çmim prej 300-600 milionë euro. /Telegrafi/