Telegrafi

PTK-ja “pajton” Qeverinë me FMN-në

Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e radhës së kabinetit qeveritar ka premtuar se deri të premten do të jenë të gatshme ndryshimet në tabelat buxhetore sipas rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkesave të parashtruara nga e Qeveria për rritje të pagave.

Një pjesë e shpenzimeve për rritjen e pagave do të sigurohet nga dividendi i Postës dhe Telekomit në vlerë prej 40 milionë eurove. Gjithashtu Qeveria e re synon që të shkurtojë shpenzimet për mallra dhe shërbime, si dhe të rrisë në vazhdimësi të hyrat nga Dogana dhe Administrata Tatimore. /Telegrafi/