Telegrafi

PTK-ja ndanë dhurata për fëmijët e SOS fshatit

Haxha tha se të presësh këta fëmijë dhe të shpërndash dhurata duke përjetuar gëzimin e tyre, është me të vërtetë dhurata më e mirë për mua në prag të festave të fundvitit, sepse është një ndjenjë e veçantë të jesh i rrethuar prej tyre.

“Gjatë këtij viti PTK ka ndihmuar në vazhdimësi fëmijë, familje, studentë, skamnorë, invalidë të luftës me të vetmin qëllim që kontributi ynë të jetë i pranishëm në shoqërinë kosovare”, theksoi Haxha.

PTK gjatë vitit 2010 ka dhuruar libra në vlerë prej 45 mijë euro për 450 nxënës të shkëlqyeshëm, por me kushte të vështira ekonomike dhe gjendje të rëndë sociale.

PTK gjatë festave të fund vitit do të shpërndajë gjithashtu nëpër vendbanime dhe institucione të ndryshme të Kosovës mbi 3000 mijë dhurata, përfshirë shoqatat e dala nga lufta, shtëpi dhe spitale të përkujdesjes së fëmijëve. /Telegrafi/