Site icon Telegrafi

PTK-ja e mbyll vitin me u.d. të kryeshefit

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka gjasa të vazhdojë deri në gjashtë muaj pa zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv.

PTK-ja do të udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Mehdi Latifaj, i emëruar nga bordi i drejtorëve të PTK-së në ditën kur është shkarkuar ish-kryeshefi ekzekutiv, Ejup Qerimi.

Sipas Ramadan Sejdiut, drejtor i Njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, hapja e konkursit për drejtor të PTK-së dhe zgjedhja nuk kanë ndonjë lidhje direkte me ngërçin politik.

“Direkt ngërçi politik nuk mund të ketë ndonjë pengesë, pasi që bordet e ndërmarrjeve publike nuk i raportojnë Kuvendit, por Qeverisë, e në këtë rast ne e kemi Qeverinë”, ka thënë Sejdiu. /Kosova Sot/Telegrafi/

Exit mobile version